Telegrafi

IBDQ: Një numër i madh i administratorëve shtetëror ende marrin paga dhe qëndrojnë në shtëpi

Iniciativa Bashkimi Demokratik Qytetar (IBDQ) akuzon se në administratën publike ka punonjës fiktivë dhe se operacioni për të “aktivizuar” personat të cilët ishin të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë dhe që paguhen me vite, ndërsa nuk shkojnë në punë është bllokuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një pjesë e madhe nga nëpunësit shtetëror që u është ofruar, si të gjithë të tjerët për të fituar pagën e tyre, nuk u janë paraqitur në vendet e punës, ndërsa ata ende paguhen dhe qëndrojnë në shtëpi. Sipas asaj që kemi dëgjuar nga autoritetet, ata kishin mundësi dhe nëse nuk e pëlqenin ofertën, ata refuzonin, në mënyrë që ata të merrnin një ofertë të re, ndërsa nëse nuk e pranojnë edhe këtë, marrëveshja do të shfuqizohet”, thonë nga IBDQ.

Por përkundër të gjitha privilegjeve për administratorët më të privilegjuar, nga IBDQ shtojnë se, shohim se si është shkelur rëndë ligji, miliona fonde buxhetore janë miratuar për mosfunksionim, nuk ka përgjegjësi, ndërsa zv. kryeministri, Hazbi Lika është fshehur nga publiku. /Telegrafi/