Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë të ditur se falë lehtësimit të gjerë të kufizimeve të COVID-19, shitjet e biletave botërore janë rritur ndjeshëm.
Sipas IATA-së, në periudhën 7-ditore numri i biletave të shitura qëndroi në 49 për qind nga periudha e njëjtë e vitit 2019.
“Përmirësimi me 11 pikë përqindjeje midis periudhave të janarit dhe shkurtit është rritja më e shpejtë e tillë për çdo periudhë 2-javore që nga fillimi i krizës”, njofton IATA.
Shoqata tha se 28 tregje janë të hapura për pasagjerët e vaksinuar pa kërkesa për karantinë, ndërsa 18 prej tyre nuk kërkojnë testim para nisjes.
“37 tregje janë të hapura për udhëtarët e vaksinuar në kushte të ndryshme”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/