Telegrafi

Iaquinta i kënaqur me golin, por jo me rezultatin

“Jam shumë i kënaqur, jam mirë dhe t’ia dal mirë gjithmonë është e rëndësishme për ekipin, por sot dëshiruam të fitojmë”, ka thënë Iaquinta.

“Tash udhëheqim në kampionat, dhe kjo nuk duhet të na ndalojë. Liga e Kampionëve është një gjë tjetër e rëndësishme, ku të gjithë ekipet janë shumë të fuqishme dhe nuk ka ndeshje të lehta. Larg shtëpisë gjithmonë japim maksimumin”, ka shtuar sulmuesi italian.