Telegrafi

Ian Ziering ndahet nga gruaja pas nëntë vitesh martesë

Ian Ziering dhe Erin Ludwig (Foto: Jerod Harris/Getty Images/Guliver)

Aktori Ian Ziering ka njoftuar përmes rrjeteve sociale dhe i ka dhënë fund lidhjes me bashkëshorten e tij, Erin Ludwig, pas nëntë vitesh martesë.

“Me zemër të thyer, ju njoftoj se Erin dhe unë po ndahemi. Me oraret e stërngarkuara ishim vazhdimisht të angazhuar dhe me kalimin e viteve jemi larguar”.

“Ajo është një prej femrave më të jashtëzakonshme që i kam njohur ndonjëherë dhe nëna më e mirë e fëmijëve tanë”.

Ian Ziering dhe familja e tij (Foto: Bryan Steffy/Getty Images/Guliver)

“Ju lus që ta respektoni privatësinë tonë në këto momente të vështira, pasi duam të përqendrohemi vetëm në atë që është më e rëndësishme për ne, vajzat tona”, ka shkruar mes tjerash në postimin e tij ylli i “Beverly Hills”.

Ian dhe Erin u martuan në vitin 2010 dhe janë prindër të dy vajzave, njëra tetëvjeçare dhe tjetra gjashtëvjeçare. /Telegrafi/