Iam Tongi ka bërë histori të dielën kur u shpall fituesi i “American Idol” në vetëm 18-vjeç.
Konkurrenti fitoi në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mposhtur kështu: Megan Danielle dhe Colin Stough.
Ai u kurorëzua fituesi i sezonit të 21-të të shfaqjes së famshme pas një votimi mbarëkombëtar gjatë një finale tre-orëshe të mbushur me yje në ABC.
I njëjti performoi “Don’t Let Go” nga Spawnbreezie, ndërsa familja e tij në audiencë krijuan një atmosferë të zjarrtë.
Ylli në ngritje ndërkohë ka lindur në Hawaii, por zbuloi se është me origjinë nga Tonga e Samoa.
Tongi ka mbaruar së fundmi shkollën e mesme dhe është vetëm 18 vjeç.
Sipas Kauai Now News, pasi u zgjodh si një nga tre konkurrentët më të mirë të “American Idol”, Tongi vizitoi vendlindjen e tij në Bregun e Veriut dhe iu dha një diplomim nderi nga shkolla e mesme Kahuku, Kahuku.
Artisti i ri tashmë ka një sërë lidhjesh në industrinë e muzikës dhe u mentorua nga Keith Urban në shfaqje.
Gjatë finales, një numër interpretuesish të mëdhenj u ngjitën gjithashtu në skenë, duke përfshirë Kylie Minogue, Pitbull, TLC, James Blunt dhe Clay Aiken. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=friarHZigQ8