Telegrafi

IAL-i bartë profesorët në programet që u skadon afati i akreditimit, por KSHC-ja do t’i bllokojë emrat

Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) kanë filluar të zbatojnë një praktikë të paparë deri tash, duke bartur pothuajse të gjithë stafin e tyre në programet studimore, të cilave u skadojnë afatet para fillimit të vitit të ri akademik.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KSHC), nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës do të ketë mbi tavolinë 177 kërkesa për akreditim të programeve të arsimit të lartë, publike dhe private, të cilat do t’i shqyrtojë pas afro dy javësh, në mbledhjen e radhës e cila do të mbahet më 6 korrik, shkruan sot Koha Ditore.

Tek pasi që IAL-i të marrë përgjigje nga Këshilli i Cilësisë, do të ketë të drejtë të shpallë konkurse për regjistrimin e studentëve të rinj.

Konkurset do të shpallen vetëm për programet e akredituara tani, apo ato që ende kanë afat akreditimi nga e kaluara, ka thënë për “Kohën Ditore” kryetari i KSHC-së, Blerim Rexha.