Telegrafi

Iachini: Interi le t’i hajë fjalët e veta

Trajneri i Sassuolos, Giuseppe Iachini, ka zbuluar se Interi dhe fjalët nëpër disa media kanë motivuar Sassuolon për shkak të mungesës së respektit të treguar ndaj skuadrës s ëtij.

Kishte raportime gjatë javës se Nerazzurët do të tentojnë jo vetëm të fitojnë, por atë me një diferencë prej gjashtë golash për të nivelizuar diferencën në gola me Lazion në luftën për vendin e katërt.

Por, Sassuolo shokoi Interin në Meazza dhe me shumë gjasë ka shuar ëndrrën për rikthim në Ligën e Kampionëve të zi kaltërve.

“Natyrisht se ata na motivuan”.

“Kishte mungesë të respektit dhe unë lexova disa gjëra që ishin ofensive. Kush do që ka shkruar ato fjalë, duhet t’i hajë ato, sepse ne jemi profesionistë dhe e marim punën tonë shumë seriozisht”.

“Në futboll ne duhet të ndalim këto gjëra, sepse ne bëjmë punën tonë deri në fund të sezonit. Ne kemi humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit, dukje gjetur besimin dhe baraspeshën. Ne kemi luajtur lojën tonë”.

“Ne kemi punuar shumë për t’u ngjitur në tabelë dhe për të mbajtur statusin tonë në Serie A”, deklario Iachini. /Telegrafi/