Shoqëria për publikime interaktive në mediat digjitale, IAB (Interactive Advertising Bureau) sot ka zgjedhur kryetarin e ri dhe bordun drejtues.
Boris Eftimovski nga portali i specializuar për reklama, marketing365 është zgjedhur si kryetar i kësaj shoqate.
Më herët kryetar ka qenë Igor Popovski nga ”CrnoBelo Media” i cili ka udhëhequr këtë shoqatë për vitin e kaluar.
Koordinator i kësaj organizate është zgjedhur Darko Lazarevski nga ”Kajgana Media” ndërsa për sekretar gjeneral është zgjedhur Nikolla Ançevski nga ”Ovation”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bordin drejtues do ta përbëjnë: Darko Lazarevski nga ”Kajgana Media”, Nikolla Ançevski nga ”Ovation”, Ira Babiq nga ”Brand Union”, Damjan Dano nga ”it.mk”, Nenad Ristevski nga ”Publicis Macedonia”, Meri Shesho nga ”McCann”, Sasha Nikolova nga ”Media Plan” dhe Igor Popovski nga ”Crno Belo”.
HTTpool, Direct Media dhe Universal Media janë zgjedhur si Këshill mbikqyrës. IAB është pjesë e rrjetit ndërkombëtar me qendër në SHBA. /Telegrafi/