Një shofer i nervozuar dje në afërsi të supermarketit ‘Ramstore’ në Shkup ka krijuar një dramë të vërtetë, duke thyer xhamat e autobusit të Ndërmarrjes Publike të Shkupit, që ka shqetësuar shumë udhëtarët, transmeton Telegrafi.
Për shkak të një qortimi dhe keqkuptimi në komunikacion, vozitësi i automjetit ‘Audi A4’, ka dalë nga vetura dhe me sëpatë në dorë ka bërë bujë nëpër rrugë.
Ai ka thyer xhamat dhe ka tentuar që të sulmojë edhe shoferin e autobusit, duke u futur edhe në autobus për këtë qëllim. Për fat të mirë, udhëtarët kanë reaguar në kohë dhe e kanë ndaluar keqbërësin. Personi është arrestuar nga njësia ‘Alfa’, ndërkaq MPB është duke e sqaruar rastin./Telegrafi/