Një hajn i ka rikthyer qindra funte personit që ia kishte marrë dhunshëm. Gjithçka ndodhi kur e kuptoi se paratë ishin të destinuara për një xhami.
Hajni u filmua duke i futur paratë në kutinë e postës së shtëpisë së burrit që ia mori paratë në Birmingham, transmeton Telegrafi.
Hajni ishte filmuar nga kamerat e sigurisë duke i vjedhur paratë në mes të ditës në një rrugë të frekuentuar – e pamjet ishin shpërndarë me shpresën se dikush do të ndihmojë në identifikimin e hajnit.
E pasi që hajni e kuptoi se ishte rritur zemërimit i komunitetit mysliman, ai i riktheu paratë – pikërisht në shtëpinë e burrit që ia kishte marrë.
Ai madje ka theksuar se kurrë nuk do t’i vidhte po ta kishte ditur se ato janë para të xhamisë.
“Po i kthej paratë. Nuk e kemi ditur që janë para të xhamisë. Ne kurrë nuk do të vidhnim paratë e një xhamie, thjesht kemi pasur informacione të gabuara për burrin që i mbante”, ka thënë hajni. /Telegrafi/