Telegrafi

Ia vlen të udhëtohet për ushqim

Më shumë se njëqind admirues të ushqimit kanë udhëtuar nga Bristoli në Kingsbridge të Devonit për të provuar byrekun, njofton BBC.

Udhëtimi ka qenë i organizuar, ndërsa grupi ushqimdashës e ka shijuar ‘gjahun’ e tyre gjatë dy vakteve.

Ky lloj byreku është traditë njëqindvjeçare e familjes Lidstone të cilët janë shumë të njohur në këtë biznes.

“Ishte shumë i shijshëm, mishi dhe patatet ishin një shtesë e veçantë, ishte thjeshtë i përsosur”, ka thënë njëri nga ushqimngrënësit e kënaqur.