Telegrafi

Ia vjedhin veturën e 30 mijë funteve për më pak se një minutë, hajnat përdorën një pajisje elektronike që i ka habitur edhe policët anglezë (Video)

Jason Lang nga Mançesteri, Angli, po flinte kur në parking hajnat po ia vidhnin veturën dhe atë për më pak se një minutë.

Ai nuk kishte dëgjuar dhe parë asgjë, por kur u zgjua në mëngjes dhe u nis për punë e kuptoi se veturën nuk e kishte në parking, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht mendova se ndoshta e kisha parkuar veturën diku në punë, por kur mu kujtua se jam kthyer në shtëpi me të mbeta i habitur”, ka deklaruar 49-vjeçari që merret me patundshmëri.

Dhe kur pa filmimet e kamerave të sigurisë, ka pasur çfarë të sheh. Hajnat kishin përdorur një metodë të avancuar për t’ia vjedhur veturën.

Vetura të cilën ia kanë vjedhur kanë shumën e 30 mijë funteve, kurse mënyra se si ia kanë vjedhur veturën ka habitur edhe policinë, për faktin se kishin përdorur një pajisje elektronike që mund të blihet edhe në internet. /Telegrafi/