Një burrë nga Vushtrria ka thënë se u kërcënua në Durrës nga policët shqiptarë, pasi që iu vodhën edhe telefonat celularë.
“Nuk folke me mu, veç piskatke. Thojke: ‘Që i gjejmë telefonat kemi me të dërgu në burg’”, tregon ai, për Klan Kosova.
Madje në qytetin shqiptar ai ishte me familje.
Mërgimtari thotë se ai u kërcënua edhe nga pronari i banesës.
“Në prezencë të Policisë do ta kisha treguar qefin, po kam frikë se më ngel në dorë”, rrëfen ai.
Turisti kosovar tha se këto kërcënime i ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.