Një person ka raportuar në Polici se të dyshuar të panjohur nga vetura e tij kanë vjedhur dy laptop.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur gjësendet e vjedhura, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/