Një person ka njoftuar policinë në Fushë Kosovë se persona të dyshuar e të panjohur nga stalla e tij i janë vjedhur dy lopë.
Gjithashtu të dyshuarit ia kanë dëmtuar edhe automjetin me tabela vendore, të cilin e kishte pasur të parkuar në garazh afër stallës duke ia vjedhur rripat e sigurisë.
Rasti ka ndodhur më 23 mars, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt ditor. /kp/Telegrafi/