Studentja e psikologjisë, Bet Fristoun, kishte mbetur e shokuar kur i kishin vjedhur iPhone gjatë një shëtitje në Mançester.
Disa muaj më vonë, ajo mbeti e tronditur nga porosia që i kishte dërguar në Facebook, një femër e cila kishte gjetur telefonin dhe tash po i kërkonte fjalëkalimin për “Cloud”, në mënyrë që të mund ta përdorë.
Për t’u bërë edhe më keq, Bet dërgoi femrës pesë funta, pasi kjo e fundit u pajtua t’ia kthejë pajisjen, por në vend të kësaj ajo i mori paratë dhe e bllokoi, në mënyrë që Bet të mos mund ta kontaktojë, transmeton KosovaPress.
Ajo nuk kishte aplikacion për përcjellje në telefon dhe nuk e lajmëroi rastin në polici. Për këtë arsye vendosi ta zbulojë femrën që i kishte marrë iPhone në rrjetet shoqërore.