Babai në panik e ka ndaluar një kalimtar në rrugë dhe së bashku me të dhe me motoçikletën e tij janë nisur në kërkim të automjetit të vjedhur, dhe çka është me më rëndësi, në kërkim të foshnjës.
Në ndërkohë kalimtarët tjerë e kanë njoftuar policinë për incidentin prandaj në kërkim të “fëmijës së humbur” është nisur edhe helikopteri, shkruajnë mediat izraelite.
Automjeti i vjedhur me fëmijën në ulëse të prapme është gjetur shpejt në një fshat izraelit. Policia ka nisur hulumtimin për hajnin e automjetit dhe grabitësin e rastësishëm të fëmijës.