Sot në ora 12:40, në rrugën e “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje.
“Vjedhja ka ndodhur në po të njëjtën rrugë, ku viktimës femër i është vjedhë nga xhepi një telefon(samsung).
Ka qenë i shpejtë reagimi i policisë, ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar në flagrancë (në vendin e ngjarjes)”, thuhet në njoftimin në PK-së.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se personi i dyshuar B. Berisha 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili figuron në të dhënat e policisë si recidivist i veprave të natyrës së njëjtë, pas përfundimit të procedurave fillestare të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/