Policia raporton se në fshatin Llashkadrenovc të Malishevës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjeve të bagëtive, pronë e viktimës.
Gjatë kontrollit në stallën e të dyshuarit janë gjetur katër krerë gjedhe, të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.