Site icon Telegrafi

Ia vjedh fqinjës 88 palë brekë

Mashkulli vazhdimisht vidhte, e fqinja, natyrisht, me shpejtësinë e njëjtë i blinte brekët. Në fund ka rezultuar që fqinji i çuditshëm nga Orocovis në Puerto Rico i ka vjedhur 88 palë brekë, nga gruaja e cila po jetonte derë më derë me të, shkruan agjencia e lajmeve AP.

Vjedhjet kishin vazhduar për disa muaj dhe 29-vjeçarja është dashur të blej të brendshme vazhdimisht. Policia në fund e ka zbuluar hajnin me të brendshme me vlerë prej rreth 1.000 dollarëve.

Pritet që për këtë veprim të dënohet me 20.000 dollarë apo me masë burgimi.

Exit mobile version