Anëtarët e fisit të amazonës Shipibo-Konibo kanë vrarë një shtetas kanadez 44-vjeç, të cilin e akuzonin se kishte vrarë një mjeke popullore, ka njoftuar sot gjykatësi peruan.
Mjekja popullore është qëlluar për vdekje gjatë të enjtes së kaluar në afërsi të shtëpisë së saj në regjionin e amazonës Ukajali, kurse banorët e këtij fshati kanë akuzuar kanadezin Paul Ëoodroffe për vdekjen e saj, i cili jetonte në atë rajon dhe që ishte shëruar nga kjo grua, transmeton Telegrafi.
Policia ka gjetur trupin e pajetë të Ëoodroffe të groposur jo larg fshatit, kurse në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një grup burrash duke i vënë zinxhirin rreth qafës kanadezit i cili i luste që të mos e vrasin që më pas e tërheqin zvarrë.
Rezultatet e obduksionit kanë konstatuar se Ëoofroffe ka vdekur si pasojë e ngufatjes, kurse deri më tani askush nuk është arrestuar. Ndërkaq hetuesit kanë njoftuar se është shumë herët të emërohet vrasësi i mjekes popullore.
Siç raportojnë mediat lokale, në amazonat e Perusë nuk ka edhe shumë policë, kurse banorët e këtyre rajoneve shpesh dënojnë vetë të dyshuarit për krimet e kryera, duke anashkaluar gjykatat dhe prokuroritë. /Telegrafi/