Tony Richardson dhe Samantha Smyth ishin duke shkuar drejt spitalit me veturën Kia të nënës së Samanthas, mirëpo ata nuk kishin arritur në spital me kohë.
Foshnja Kia lindi në ulësen e pasme të veturës, ndërsa çifti vendosi t’ia ndërrojë emrin për të cilin ishin përcaktuar më herët ‘Tilley’, në Kia, për ta shënuar mënyrën e pazakontë të lindjes.
Ndërsa kompania e automjeteve Kia pasi ka dëgjuar për këtë gjë, ka vendosur t’ia dhurojë familjes një Kia Carens, automjet i ngjashëm me atë ku kishte lindur vajza Kia. /Telegrafi/