Site icon Telegrafi

Ia vendosën bllokadën pasi nuk e pagoi parkingun, qytetari në Vushtrri bën veprim të pazakontë!

Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave publike të destinuara për parkimin e veturave.

Kjo rregullore është zbatuar edhe nga Komuna e Vushtrrisë, e cila kishte miratuar Rregulloren për menaxhimin e parkingjeve publike.

Megjithatë, jo të gjithë qytetarët duket se janë ‘dakord’ të paguajnë këtë lloj takse.

Një qytetar i Vushtrrisë ka publikuar një foto në Facebook ku shihet se një qytetar ka hequr ‘felnen’ së bashku me bllokuesin e vendosur nga kompania që mirëmbajnë parkingjet.

Ai ka vendosur gomën rezervë të veturës për t’i shpëtuar gjobës.

Pas këtij veprimi, janë vërshuar komente nga qytetarët në rrjetet sociale./Telegrafi/

Exit mobile version