Një video amatore shfaq momentin kur dy hajna në skuterë thyejnë me çekiç xhamin e Bugatti Chiron, që kushton 5 milionë dollarë – me shpresën se shoferit do të arrijnë t’ia vjedhin orën Rolex.
Abdullah F. Al Basman nga Kuvajti i njohur për postimin e fotografive të veturave sportive dhe stolive të ndryshme të arit, ishte cak i hajnave derisa po shëtiste me veturë në pjesën qendrore të Londrës, ku në dorë kishte një orë të shtrenjtë Rolex Dayton që kushton mbi 130 mijë dollarë, transmeotn Telegrafi.
Në video shihen hajnat në skuterë duke ia thyer xhamin me çekiç veturës që kushton miliona dollarë, por duke parë rrezikun që po i kanosej, Basman rrit shpejtësinë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.
https://twitter.com/CrimeLdn/status/1561417717055627264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1561417717055627264%7Ctwgr%5E468210c2bcae8df3c17075a2df7126a9c0ad5f2b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fnews%2Farticle-11132693%2FDeliveroo-rider-smashes-Bugatti-Chiron-hammer-bid-steal-Kuwaiti-playboys-110-000-Rolex.html
Kjo tentim vjedhje ka ndodhur në mes të ditës në qendër të Londrës, ku hajnat ia goditën me çekiç disa herë xhamin e veturës, megjithatë nuk arritën t’ia marrin orën e shtrenjtë.
Policia britanike beson se incidenti mund të ketë lidhje me një sulm nga një burrë tjetër në të 40-at, të cilit i është vjedhur ora në Mayfair në po të njëjtën ditë.
Besohet se i riu nga Kuvajti që po qëndronte në hotelin Berkeley, ishte objektiv i hajnave pasi kishte postuar fotografi të shumta të veturave sportive dhe orëve të shtrenjta. /Telegrafi/