Sulmuesi i Olympique Marseille, Mario Balotelli, rrezikon pezullim deri në tetë ndeshje, për shkak se ia theu hundën një lojtari kundërshtar në një incident pa top, gjatë ndeshjes kundër Bordeaux.
Futbollisti italian e ka filluar mirë aventurën e me klubin e ri, ku u transferua në janar, duke shënuar shtatë gola në 10 ndeshje, mirëpo mund të mos luajë më këtë sezon.
Në ndeshjen që Marseille e humbi me rezultat 2-0, Balotelli e goditi me bërryl Pablo Castron duke ia thyer hundën.
Gjyqtari nuk e ka parë këtë incident, por ai do të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor që do të marrë një vendim.
Bordeaux defender Pablo was not happy with Mario Balotelli 😠
Red card the correct call? 🤔 pic.twitter.com/fYCC4uDcdG
— GOAL (@goal) April 8, 2019
Më pas, Pablo u përjashtua me karton të kuq për shkak të goditjes së Balotellit, të cilin e ka akuzuar se ia theu hundën me qëllim.
Në rast se dënohet, suspendimi do të jetë nga pesë deri në tetë ndeshje moslojë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JQzd-BOVVlk