Telegrafi

“Ia theu dhëmbët” – thuhet se Doja Cat është dhunuar nga vëllai i saj

Foto: Getty Images

Doja Cat dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj i madh, të paktën kështu është ajo që nëna e tyre i ka thënë një gjykatësi.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, nëna e Dojas, Deborah Elizabeth Sawyer, paraqiti një kërkesë të përkohshme masë ndalimi ndaj djalit të saj 30-vjeçar, Raman Dalithando Dlamini dhe në denoncimin e saj, ajo hedh disa akuza të rënda.

Mamaja e Dojas e liston artisten si një person tjetër që ka nevojë për mbrojtje nga Raman.

Foto: Getty Images

Kjo nuk është e gjitha, nëna e Dojas gjithashtu pretendon se Raman e ka rrahur atë dhe ka shkatërruar e vjedhur disa nga pronat e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Doja Cat

Në dokumente, pretendon se Raman është gjithashtu abuziv verbalisht ndaj motrës së tij të famshme, ku në një moment ia ka thyer edhe dhëmbët.

Foto: Getty Images

Sa i përket sigurisë së saj, i njëjti e ka abuzuar fizikisht dhe e ka kërcënuar disa herë gjatë vitit të kaluar, duke pretenduar se incidenti më i fundit ka ndodhur në fillim të këtij muaji.

Gjykatësi i dha nënës së këngëtares, me urdhër të gjykatës, mbrojtje nga Raman në pritje të një seance për një urdhër ndalimi të përhershëm, por nuk dha të njëjtën mbrojtje për Doja Cat – në vend të kësaj, duke thënë se artistja do të duhej të paraqiste kërkesën e saj për një urdhër ndalimi. /Telegrafi/

Foto: Getty Images