Një fermer rus ka luftuar me një ujk dhe atë pa pasur as edhe një armë në dorë, pasi ia kishte sulmuar dy qentë dhe kalin.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur burri me bateri elektrike në dorë, sulmohet dhe kafshohet nga kafsha e egër në lindje të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Por, ai për asnjë moment nuk hoqi dorë nga qëllimi i tij që t’i mbroj qentë dhe kalin – kështu kapi për fyti ujkun dhe e ngufati.
Sipas fermerit rus, ai nuk kishte kohë që të kap ndonjë lloj arme, pasi gjithçka ndodhi brenda pak sekonda dhe i është dashur të reagojë menjëherë.
Ai madje ka pozuar karshi ujkut të ngordhur, për t’i dëshmuar pretendimet e tij se si gjithçka kishte ndodhur. /Telegrafi/