Telegrafi

Ia shpëtoi jetën nga Uragani, ajo i bëri një befasi pas 12 vitesh (Foto)

Më shumë se dymbëdhjetë vjet pasi ajo është fotografuar gjatë një operacioni shpëtimi të Uraganit Katrina, një vajzë adoleshente ka sjellë pjesëtarin e forcave ajrore të SHBA-ve, i cili e kishte shpëtuar atë, në një mbrëmje vallëzimi në shkollën e saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Lashay Brown, 14, është e njohur si “Vajza e Katrinas” për foton e saj si një tre-vjeçare, e qeshur dhe duke e përqafuar rreshterin Mike Maroney, ekipi i së cilit kishin shpëtuar Lashayn dhe familjen e saj nga përmbytja e shtëpisë së tyre në vitin 2005.

Uragani Katrina kishte vrarë rreth 2.000 njerëz, duke prekur pothuajse 15 milionë të tjerë dhe duke shkaktuar më shumë se 150 miliardë dollarë dëme materiale.

Fotografia në fjalë e cila fitoi edhe një çmim u bë simbol portreti i misionit të shpëtimit nga katastrofa natyrore dhe u shfaq në ballinat e gazetave të shumta.

Pas disa vitesh, ai kishte filluar një kampanjë për të kërkuar vajzën nga Uragani Kaltrina, me të cilën ishte takuar gjatë një spektakli televiziv në vitin 2015.

Ata kishin vazhduar kontaktet, si përmes telefonit, po ashtu edhe kishin vizituar familjet e njëri-tjetrit. /Telegrafi/