Irani ka liruar përkohësisht 54,000 të burgosur, për të luftuar përhapjen e coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili i liroi me kusht të burgosurit, ndonëse u testuan negativë nga coronavirusi.
“Të dënuarit me më shumë se pesë vjet burg nuk do të lihen të lirë”, ka thënë Esmaili.
Bëhet e ditur se një punëtore britanike-iraniane Nazanin Zaghari-Ratcliffe mund të lirohet së shpejti, sipas ambasadores Tulip Siddiq nga informatat e bazuara të ambasadorit iranian në Britaninë e Madhe.
Burri i Nazanin Zaghari-Ratcliffe, tha të shtunën se bashkëshortja e tij ishte prekur nga virusi, mirëpo autoritetet e burgut kanë refuzuar që ta testonin atë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili duke thënë se Zaghari-Ratcliffe kishte qenë në kontakt me familjen e saj, duke i informuar ata se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas BBC, coronavirusi në Iran ka vrarë të paktën 70 persona në më pak se dy javë, ndërsa janë infektuar 2,336 persona. /Telegrafi/