Mbrojtësi Ousmane Coulibaly ka falënderuar ish-lojtarin e Evertonit, James Rodriguez për ndihmën për të shpëtuar jetën e tij pasi pësoi një atak kardiak në fushë.
Javën e kaluar, lojtari i Al-Wakrah u përfshi në një lojë kundër skuadrës së kolumbianit, Al-Rayyan kur u rrëzua para portës gjatë pjesës së parë.
Rodriguez u pa duke rregulluar kokën e Coulibaly për t’u siguruar që ai të mund të merrte frymë ndërsa mjekët nxituan në fushë për ta trajtuar atë.
Dhe të enjten mbrëma, Coulibaly postoi një foto të tij në spital teksa pozonte me një buzëqeshje dhe një gisht lart.
Ai shtoi mbishkrimin: “Më 9 janar 2022, pësova një arrest kardiak në fushë pak para përfundimit të pjesës së parë. Shumë ekipe njerëzish ndihmuan për të më ringjallur menjëherë pas rënies sime”.
“Falë Zotit dhe veprimeve të atyre heronjve, unë shpëtova. Faleminderit James Rodriguez, i cili bëri lëvizjen e parë për të rregulluar kokën time”.
“Gjithashtu për [shokun e skuadrës së Al-Wakrah] Saoud Al-Khater, i cili sinjalizoi shpejt ekipin mjekësor”, thuhet në postimin e tij.
Kur Coulibaly u rrëzua, loja u pezullua përkohësisht përpara se përfundimisht të shtyhej plotësisht me rezultatin 1-0 për Al-Rayyan. /Telegrafi/
JAMES RODRÍGUEZ 🇨🇴 IS A HERO!
The Colombian player was vital in saving the life of Ousmane Coulbaly, who suffered a cardiac arrest during a game! 🚨
James helped by adjusting his rival’s head so that he could breathe properly, according to doctors. 👏👏 pic.twitter.com/qoI0cfwWeC
— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) January 12, 2022