Site icon Telegrafi

Ia servoi specialitetin e porositur, burri në Londër e godet në fytyrë kamarieren me pjatën plot ushqim

Një kamariere në një restorant është sulmuar nga një klient, i cili e goditi në fytyrë me pjatën e mbushur me ushqim që ia kishte servuar.

Sulmi i paprovokuar ndodhi në mars në Stratford të Londrës, kurse fotografitë e incidentit janë bërë virale brenda natës pasi u shpërndanë në platformën X, transmeton Telegrafi.

Në video shihet kamerierja duke iu afruar tavolinës ku po qëndronte burri me mjekër të gjatë, i veshur me rroba të zeza i shoqëruar nga gruaja dhe foshnja e tyre.

Derisa kamarierja po ia shërbente në tavolinë ushqimin, kamerat e sigurisë kapën momentin kur burri e godet në fytyrë me pjatën me ushqim.

Nga goditja e fuqishme, kamerierja shtypet mbrapa – duke e mbajtur me dorë fytyrën – kurse klientët e tyre shikonin të habitur.

Ajo largohet me shpejtësi nga sulmuesi i cili më pas largohet nga lokali së bashku me gruan dhe fëmijën.

Mbetet e paqartë se çfarë e nxiti sulmin, kurse videoja e postuar deri më tani ka marrë mbi 20 milionë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version