Site icon Telegrafi

Ia rrahin brutalisht të dashurën para syve, dhe më pas e sulmojnë edhe atë (Video, +18)

Ky është momenti kur dy burra ndjekin dhe sulmojnë viktimën i cili po mundohej të mbronte të dashurën e tij, të cilën e godasin me kokë në fytyrë.

Colin Mclean është filmuar nga kamerat e sigurisë duke ikur me taksi, derisa nga pas e ndiqnin dyshja e dhunshme Stephen Doyle dhe Samuel Bullen, transmeton Telegrafi.

Por, edhe pse bëri çmos që ta shmang kontaktin me sulmuesin, ata arritën ta kapin dhe brutalisht ta rrahin. Tani, Doyle, 29-vjeç, dhe Bullen, 22, janë në burg për sulmin e organizuar ndaj Devonit, dhe e gjithë kjo është dëshmuar fal kamerave të sigurisë që kishin filmuar gjithçka.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur në një restorant, ku e dashura e Colin goditet me kokë në fytyrë, veprim ky që nervozoi tej mase partnerin e saj që iu kundërpërgjigj sulmuesit duke e goditur me grusht në fytyrë.

Por, ata dolën jashtë lokalit për të vazhduar rrahjen, dhe kur e pa se nuk ka shpëtim nga dyshja famëkeqe vendosi të ikë me taksi, por prapë se prapë u kap nga ata që e rrahën brutalisht. /Telegrafi/

Exit mobile version