Site icon Telegrafi

Ia publikoi fotografit te familjarët, viktima femër tentoi të vetëvritet

Foto: Arkiv

Policia ka njoftuar se një femër nga Fusha Kosova kishte tentuar të kryej vetëvrasje, si pasojë e publikimit të fotografive të saja nga një person me të cilin kishte komunikuar në rrjetet sociale.

“Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur”, thuhet në raport.

Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version