Një grua e ofenduar, ia ka prerë burrit penisin me skalper, pasi e ka kuptuar se po e tradhtonte me shoqen e saj më të mirë.
Burrin e njohur vetëm si Somchai, gruaja e tij e ka sulmuar në një kthinë që ndodhet në qytetin Pattaya, një nga vendet më të popullarizuara turistike në Tajlandë, transmeton Telegrafi.
I gjakosur dhe me organin gjenital pothuajse të shkëputur, ai ka vrapuar nëpër rrugë duke bërtitur, derisa disa shitës i kanë dhënë peshqir.
Me një kuti me akull që e mbante në pjesën e ndjeshme, ai është dërguar në spital ku edhe i është nënshtruar një intervenimi të gjatë kirurgjik.
Gjendja e tij është e rëndë dhe po mbahet në kujdes intensiv, meqenëse ka humbur shumë gjak, ndërsa është herët të flitet nëse organi i qepur i është ngjitur si duhet.
Në anën tjetër, gruaja që e ka zhveshur kinse për të kryer marrëdhënie dhe që më pas ia preu organin, po qëndron së bashku me të në spital. /Telegrafi/