Burri 54-vjeçar është pranuar në spital me plagë gangrenoze në këmbë, mollaqe, kofshë dhe penis.
Plagët e tij, që ishin të zeza dhe me pjesë anësore që kishin filluar të vyshkeshin, kishin bërë që burri i paemëruar të ketë dhembje shumë të mëdha.
BMJ Case raporton se atij është dashur t’i japin qetësues të fortë, në mënyrë që të qetësojnë sapo pak gjendjen e tij, transmeton Telegrafi.
Mjekët në spitalin Cooper në New Yersey, kanë vendosur t’i amputojnë pjesën e penisit, që e kanë konsideruar si të “vdekur”.
“Kemi shikuar gjatë këto plagë që kishin filluar të qelbeshin”, ka thënë Dr. Edmond Sarkis, që ishte në krye të ekipit, që e bënë amputimin. /Telegrafi/