Dëshira e madhe për t’ia realizuar pothuajse të gjitha kërkesat fëmijëve, jo gjithmonë përfundojnë ashtu siç kemi pritur.
Këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku një çift bashkëshortor kishin vendosur t’ia realizojnë ëndrrën bijës së tyre, duke ua ndërtuar një kabllo të çeliktë të cilën e kishin varur në pemë me qëllim që ajo të rrëshqet dhe të përjetoj adrenalinën.
Por, në momentin që udhëtimi i saj përfundoi, ajo u përplas me fytyrë në pemë duke u rrëzuar në tokë pa ndjenja.
Për fat të mirë disa sekonda më vonë ajo është ngritur në këmbë, ku edhe është konstatuar se nuk ka pësuar lëndime serioze.
Megjithatë, pamjet janë dëshmi se duhet pasur kujdes se çfarë kërkesa të fëmijëve i realizojmë, e në veçanti kur ato mund të kenë efekt negativ siç ndodhi me këtë rast. /Telegrafi/