Telegrafi

Ia nxjerrin shishen e birrës nga lukthi

"Operacioni i parë nuk ka qenë i suksesshëm, andaj kemi qenë të shtyrë të bëjmë edhe një intervenim", me anë të së cilit është nxjerrë shishja duke mos dëmtuar “asnjë organ”, ka thënë udhëheqësi i spitalit Kiambuu, 20 kilometra nga Najrobi, Patrick Okoth.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u ka thënë doktorëve që vet e ka futur shishen në zorrën e trashë. Udhëheqësi i spitalit e kanë vënë në pikëpyetje këtë version, duke sqaruar se, pacienti sipas të gjitha gjasave ka qenë viktimë e keqtrajtimit seksual të cilin nuk dëshiron ta pranojë.