Telegrafi

Ia nxjerr dhëmbin derisa qëndron mbi hoverboard, dentisti nga Alaska dënohet me 12 vite burgim

Një dentist është dënuar me 12 vite burgim pasi mbi të rëndonin mbi 50 aktakuza përfshirë këtu për neglizhencë gjatë punës dhe veprimeve joprofesionale siç parashihen konform ligjeve të dentistëve, pasi filmoi veten duke ia nxjerrë dhëmbin një pacienti derisa qëndronte mbi hoverboard, shkruan Independent.

Seth Lookhart nga Anchorage i Alaskës, është shpallur fajtor nga gjykata në janar pasi mbi të rëndonin dhjetëra aktakuza përfshirë edhe mashtrimin, neglizhencë dhe veprime joprofesionale, transmeton Telegrafi.

Siç raporton e përditshmja lokale Anchorage Daily News, një ish-punonjës i dentistit u kishte thënë hetuesve në vitin 2017 kur edhe ishin ngritur aktakuzat ndaj Lookhart, se dentisti kishte përdorur më shumë anestezion se që parashihet derisa po i trajtonte pacientët që kishin probleme të ndryshme dentare.

Videoja e Lookhart është përdorur si provë kundër tij gjatë procesit gjyqësor, por ai e kishte postuar duke u tallur se bëhet fjalë për “një standard të ri të kujdesit ndaj pacientëve”. /Telegrafi/