Telegrafi

Ia ngulin thikën gjigante në ballë, burri nga Angola i shpëton vdekjes – madje ngritet nga shtrati dhe bisedon pa problem

Imazhe të pazakonta vijnë nga Angola, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale dhe që për shumëkënd po duken sit ë “pabesueshme”.

Bëhet fjalë për një burrë të cilit i është ngulur thika në kokë, por ai vazhdon të sillet sikur të mos kishte ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

Një thikë gjigante shihet e ngulur në ballin e burrit, i cili jo vetëm që i mbijetoi sulmit të tmerrshëm, por pas intervenimit të mjekëve ka arritur të ngritet nga shtrati dhe të bisedojë.

Mjekët thonë se pavarësisht që thika i është ngulur thellë në kokë, këtij burri nuk i janë dëmtuar organet vitale që do t’ia rrezikonin jetën. /Telegrafi/