Site icon Telegrafi

Ia ngjisin penisin për stomak

Therese Ziemann (48-vjeçe) e akuzuar për këtë akt të ngjitjes, në gjykatë është përpjekur të hedhë poshtë akuzën për përdorim të ngjitësit në kundërshtim me ligjin.

Ndërkaq, motra e saj, 43-vjeçarja Michelle Belliveau ka mohuar akuzat ndaj saj, duke thënë se ajo nuk ka të bëjë asgjë me këtë akt.

Prokurori publik, Ken Kratz është pajtuar që ndaj motrave të mos kërkohet dënimi me burg.

Këto dy femra, siç thuhet në akuzë, në korrik të këtij viti kishin joshur një mashkull 37-vjeç në një motel. Në “dënimin” e tij me ngjitës, kishin marrë pjesë edhe dy femra të tjera, por akuzat ndaj të cilave janë hedhur poshtë – disa muaj më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version