Site icon Telegrafi

Ia ndalojnë vajzën në aeroportin e Beogradit, reagon Trajkoviq: Kjo kalon çdo masë

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej çdo mase”, ka shkruar Trajkoviq.

 

Exit mobile version