Një person i komunitetit rom është arrestuar në Obiliq, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe gjithashtu me dhunë ia ka marrë foshnjën e tyre.
I dyshuari gjatë arrestimit nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.