Një grua e cila ishte ulur në aeroplan dhe me flokët e saj të gjata po pengonte pasagjeren tjetër që ishte ulur pas saj, është bërë hit në rrjetet sociale.
Përdoruesja e TikTok, Janelle Elise Flom, ka postuar një video të një gruaje me flokë të gjata që ia mbulonte ekranin e televizorit në ulëse, transmeton Telegrafi.
E lodhur që vazhdimisht ia tërhiqte vëmendjen dhe i kërkonte të largonte flokët, në një moment vendosë t’i hakmerret në mënyrën më të rëndë të mundshme.
Ajo i vendosë çamçakëz në flokë, ia prenë me prerëse të thonjve dhe i fut në filxhanin me kafe. Por është interesant se kjo gjë ndodh para syve të stjuardesës që kalon pranë saj.
E komentuesit janë ndarë rreth këtij veprimi, ku disa e përkrahnin për veprimin – derisa tjerët e dënonin duke pretenduar se nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. /Telegrafi/