Telegrafi

Ia lëshon rrugën policisë, përfundon në beton!

Hans-Peter Wagner, 62-vjeçar, ishte duke vozitur rrugës A1 në afërsi të Ratekaut, në Gjermaninë veriore, në kohën kur e kishte vërejtur një veturë të policisë prapa tij, që kërkonte t’ia lëshonte rrugën.

Ai ka kthyer veturën e tij djathtas dhe kishte përfunduar në beton të saposhtruar, ku edhe kishte ngecur. Vetura e tij është nxjerrë nga policia rrugore, ndërsa Wagner ka thënë: “Dukej sikur rrugë normale, dhe nuk kam ditur se bëhej fjalë për beton të saposhtruar”.