Telegrafi

Ia ‘lan’ veturën me benzinë më pas i vë flakën (Video)

Në qytetin Zhivinice të Bosnje dhe Hercegovinës, është shfaqur së fundmi një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë, në të cilën shihet një person i paidentifikuar duke e larë me benzinë një veturë të shtrenjtë të tipit Audi, të cilës më pas ia vë flakën.

Pamjet e djegies së veturës janë postuar në rrjetin social Facebook nga profili “Movenpick Movenpick”, i cili në një mbishkrim ofron shpërblim prej 1.000 euro personit që i ndihmon të identifikojë burrin që i vë flakën veturës, transmeton Telegrafi.

Në video shihet qartë një mashkull i veshur me bluzë të bardhë, i cili i afrohet veturës të cilën e lanë me një shishe benzinë të cilës më pas i vë qëllimisht flakën. /Telegrafi/

1000euri nagrada ko pozna pocinioca molim prijatelje da dijele pozzz

Posted by Movenpick Movenpick on Samstag, 18. Juni 2016