Telegrafi

Ia konfiskojnë veturën, pronari nuk pajtohet assesi – e zbret dhunshëm në tokë (Video)

Televizionet ruse kanë transmetuar një “luftë” punonjësve të një kompanie dhe shoferit rus, që bën të pamundurën që të mos ia konfiskojnë veturën me merimangë.

Ai me sa duket kishte postuar në vendin ku ndalohet, dhe kështu me kërkesë të policisë në vendin e ngjarjes kishte mbërritur merimanga dhe për pak minuta e vunë veturën mbi të, transmeton Telegrafi.

Megjithatë shoferi kur pa se ia kishin marrë veturën u fut në të dhe me çdo kusht u mundua ta merr. Dhe derisa punonjësit e kompanisë që konfiskojnë vetura që parkohen në vendet e ndaluara po shikonin me habi veprimin e burrit, ai në një moment fut marshin për të lëvizur pas dhe bie me veturë në rrugë.

Edhe pse ia arriti qëllimit që ta zbret në tokë, ky veprim kishte kosto pasi pjesa e përparme iu shkatërrua. Por, ai duket se u kënaq me këtë dhe kështu u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/