Telegrafi

Ia kishte dërguar dikush për t’ia rregulluar, momenti kur serviserit turk i shpërthen në dorë telefoni i klientit

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një telefon përfshihet nga flaka dhe shpërthen në duart e një punonjësi, të një servisi që merret me rregullimin e telefonave të mençur në Manisa të Turqisë.

Yusuf Gulcimen po mbante në dorë telefonin kur papritmas u përfshi nga flaka dhe shpërtheu, transmeton Telegrafi.

I kapluar nga frika, punonjësi e hodhi në tokë telefonin dhe menjëherë filloi të vrapojë.

Mediat lokale raportojnë se Gulcimen nuk ka pësuar lëndime, por se bëhet fjalë për një telefon të një klienti që e kishte lënë në lokal për t’ia rregulluar – më saktësisht për t’ia ndërruar baterinë. /Telegrafi/