Site icon Telegrafi

Ia kishin ngacmuar dhe rrahur të birin, babai i nervozuar i bënë për spital adoleshentët (Video, +18)

Një baba i nervozuar është filmuar duke rrahur brutalisht dy djem, të cilët dyshohet se kishin ngacmuar dhe rrahur djalin e tij.

I lodhur nga provokimet dhe rrahjet e vazhdueshme që ia bënin të birit, ky burri në një moment humbi durimin dhe vendosi të shkoj në parkun e lodrave, për t’iu treguar dy adoleshentëve se nuk duhen të tallen me askënd, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht u bërtet dhe njërin prej tyre e godet ku me vetëm një shuplakë e përplasë në tokë, më pas ky 34-vjeçar i drejtohet të rinjve derisa vazhdon ta godas të riun e shtrirë në tokë.

Por, hiq më lehtë nuk shpëtoi një tjetër që ishte ulur në luhatëse, të cilin e godet fuqishëm me shuplakë në fytyrë. Dhe duke parë se ky burrë kishte humbur kontrollin, disa burra i afrohen për ta qetësuar.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Krasnodar në pjesën jugperëndimore të Rusisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4gF5-E_rOP8

Exit mobile version