Një i ri i cili sapo ka mbushur 18 vjet, ka vendosur të ballafaqohet me të dashurin e tezes së vet i cili vazhdimisht po e keqtrajtonte.
Derisa dyshja po shkëmbenin grushte në mes të rrugës, ajo kishte qëndruar para tyre dhe gjithë rrahjen e kishte filmuar me telefon mobil, duke ua ndaluar kalimtarëve që t’i telefonojnë policisë, transmeton Telegrafi.
Shumë komentues që e kanë parë videon, kanë shkruar se me të drejtë policia nuk është thirrur pasi ata nuk kishin luftuar me armë, por thjesht kanë shkëmbyer grushta. /Telegrafi/