Site icon Telegrafi

Ia kafshon gishtin floktares për shkak të frizurës

Një suedeze nga qyteti Jonkoping, në jugperëndim të Stokholmit, në mënyrë të pazakontë ka shprehur pakënaqësinë me shërbimin i cili i është ofruar në sallonin e floktarisë.

Fillimisht ajo e ka kafshuar floktaren në gisht, e më pas i ka hallakatur edhe të gjitha orenditë në dyqan.

Gjykata ia ka caktuar dënim prej rreth 900 eurosh për kafshim dhe gati dyfish më shumë për shkatërrimin e orendive të sallonit.

Exit mobile version